“Rilindja” në Preshevë simbol i gazetarisë, fokusohet kombëtarja “Bota sot” - Bota Sot
“Rilindja” në Preshevë simbol i gazetarisë, fokusohet kombëtarja “Bota sot”

Aktuale

“Rilindja” në Preshevë simbol i gazetarisë, fokusohet kombëtarja “Bota sot”

Nga: BS Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:16
Gazeta "Bota sot" në Preshevë

Komuna e Preshevës e ka shpallur kioskun e shtëpisë botuese "Rilindja" simbol të gazetarisë dhe informimit të së kaluarës së Luginës së Preshevës.

Kiosku është vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve.

Kiosku në fjalë n'a përkujton dhe distributorin e së përditshmes "Rilindja" Zeqirja Ejupin - Zeqën, i cili u përkujdes disa decenie që "Rilindja" të mos mungoj asnjëherë.

Ajo që bie në sy është gazeta kombëtare “Bota sot”, ku pronari i kioskut e ka shpalosur dhe po e mbanë në duar me krenari.

Përveç qytetarëve të komunës sonë, nga ky kiosk, gazeta "Rilindja" blihej edhe nga kumanovarët, sidomos nga nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme, që frekuentonin Qendrën arsimore "Skënderbeu".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...