Gjergj Dedaj, i reagon Pal Lekajt rreshtohet pro Ambasadorit të Zvicrës

Aktuale

Gjergj Dedaj, i reagon Pal Lekajt rreshtohet pro Ambasadorit të Zvicrës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:50
Gjergj Dedaj dhe Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”.

Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.

Tutje Lekaj thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate. Ministri nga radhët e AAK’së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.

Mirëpo, me këto deklarata nuk është pajtuar ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj. Ai i ka dal në mbrojtje ambasadorit zviceran, duke thënë se ka pasur të drejtët në deklaratat që i ka bërë

“Ambasadori i Zvicrës, në Kosove, Sh.T.Jean Humbert Lebet, ka të drejte”, ka shkruar Dedaj.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është treguar i ashpër gjate ditës së djeshme  në Skenderaj me politikanët kosovarë. Ai ka përmendur numrin e veteranëve, duke thënë që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.

Nga Skenderaj ai foli edhe për shërbyesit civilë në Kosovë, ku tha se numri i tyre është tri herë më i madhe se në vendet e rajonit. Kadri Veseli ishte aty ndërsa edhe ai foli për veteranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat