Alarmante, për 24 orë në Kosovë ndodhën 40 aksidente

Aktuale

Alarmante, për 24 orë në Kosovë ndodhën 40 aksidente

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Prej tyre, 15 kanë qenë me të lënduar kurse 25 pa lëndime në njerëz.

Tutje, sipas policisë, janë shqiptuar 1268 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 17 persona, 16 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat