Maliqi ironizon me Pal Lekajn: Ka parë ëndërr se është Leka i Madh

Aktuale

Maliqi ironizon me Pal Lekajn: Ka parë ëndërr se është Leka i Madh

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:30
Pal Lekaj

Deklarata e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili në një nga emisionet vendore kërkoi largimin e ambasadorit zviceran në Kosovë, ka nxitur reagime të mëdha.

Lekaj kërkoi largimin e ambasadorit zviceran për arsye se ky i fundit kishte dërguar kritika të ashpra në adresë të liderëve të Kosovës.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka ironizuar me këtë kërkesë të Lekajt duke thënë se me sa duket  Pal Lekaj ka parë ëndërr se është “Leka i Madh”.

“PAL LEKA ka pa andërr se është mishërim i LEKES SE MADH. Për çudi andrra kish qenë në anglisht dhe personi i mishëruar në të vërtet quhej MAD LEKA”, shkruan Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat