Murati për Lekajn: Marre në çfarë gjendje kemi ra, Zvicra shtëpi e gati gjysmë milioni të shqiptarëve

Aktuale

Murati për Lekajn: Marre në çfarë gjendje kemi ra, Zvicra shtëpi e gati gjysmë milioni të shqiptarëve

Nga: G.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:02
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Pal Lekaj, i cili ka thënë se do ta largonte ambasadorin zviceran në Kosovë, po të kishte kompetenca.

Murati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Lekaj reagoi ndaj një ambasadori, që përfaqëson vendin në të cilin gati gjysmë milioni shqiptarë e kanë shtëpi, përcjell Bota sot.

Ai ka shkruar se është marre në çfarë gjendje kemi ra, sidomos tash në pranverë kur kemi përvjetore të masakrave.

Postimi i tij i plotë:

Sot nje vit Kosova u kaplua nga turpi diplomatik, e mbi te gjitha njerezor. Deboj 6 shtetas turq nga vendi, pa pike shkaku.

Dje, Dr.Pali i mbajti ders morali Ambasadorit Zvicerran, qe ne Kosove perfaqeson vendin te cilin gati gjysme milioni shqipetar e kane shtepi.

Etike politike jo se jo, ama po mungon edhe kjo personalja. Marre ne cfare gjendje kemi ra, kur sidomos tash ne pranvere cdo dite kemi pervjetore te masakrave qe na e kujtojne cka eshte be e sa shume e kemi dashte nje shtet normal me politikan normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat