PDK cakton anëtarin e saj në KQZ

Aktuale

PDK cakton anëtarin e saj në KQZ

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:37
KQZ

Pas një viti bllokim, dje janë emëruar tetë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi emëroi anëtarët e rinj, pas presionit që ambasada e SHBA-ve dhe partitë politike i kanë bërë.

Tetë të emëruarit dje ishin dy nga LDK, dy nga VV dhe katër nga minoritetet, por askush nga koalicioni PAN.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se PDK tanimë ka përzgjedhur anëtarin e saj që do ta përfaqësoj në KQZ.

Bëhet fjalë për Ilir Gashin, i cili dje nuk u emërua për arsye ende të panjohura.

Derisa mbetet edhe përzgjedhja e një anëtari tjetër, por që nuk ka dakordim mes tri partive të koalicionit PDK-AAK-Nisma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat