Në Kuvendin e Kosovës po shërbehen pije të prodhuara në Serbi

Aktuale

Në Kuvendin e Kosovës po shërbehen pije të prodhuara në Serbi

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:42
Kuvendi i Kosoves

Ka muaj që është vendosur taksa 100% për produktet serbe. Pas vendosjes së taksës pati shumë debate se nëse vërtet kjo taksë po e arrin efektin e saj. 

Kështu nuk mendon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. 

Ai ka postuar në Facebook një pije që shërbehet në Kuvend të Kosovës dhe ka shkruar se kjo prodhohet në Serbi. 

“Edhe me taksën 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, në Kuvendin e Kosovës shijohet ky lëng i prodhuar në Batajnićki Drum në Beograd”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat