Krichbaum këshillon serbët: Jeni tepër të fokusuar në Kosovën

Aktuale

Krichbaum këshillon serbët: Jeni tepër të fokusuar në Kosovën

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:48
Gunther Krichbaum

Kryetari i Këshillit për punë evropiane në Bundestag dhe zyrtar i lafrtë i Unionit kristian demokrat (CDU) në pushtet Gunther Krichbaum mendon se publiku serb janë “tepër të fokusuar në çështjen e Kosovës” dhe thekson se është shumë me rëndësi që shteti (serb) të vazhdojë me avancimin në ekonomi.

I pyetur se cili opsioni i zgjidhjes së problemit të Kosovës është i pranueshëm për Berlinin zyrtar, dhe se a është Gjermania kundër ndryshimit të kufijve, siç është spekuluar kohëve të fundit, Krichbaum ka thënë:

“Nuk është puna se cilido qoftë solucion është i pranueshëm nga këndi i Gjermanisë. Në vend të kësaj, Evropa si tërësi duhet të pyetet se a krijon këmbimi i territoreve më shumë probleme se sa që i zgjidh”, ka porositur ai për javoren serbe “Ekspres”.

Në këtë kontekst, ai ka përkujtuar se edhe disa shtete fqinje kanë qëndrim kritik ndaj këtij opsioni, duke përmendur Maqedoninë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat