Hahn në Serbi thotë se i vjen keq për bllokimin e dialogut me Kosovën

Aktuale

Hahn në Serbi thotë se i vjen keq për bllokimin e dialogut me Kosovën

Nga: F.B. Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:48
Johanes Hahn

Komisari Evropian për zgjerim Johanes Hahn ka deklaruar se bllokimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është arsye e ndalesës së procesin euro-integrues të Serbisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

"Më vjen jashtëzakonisht keq që është ndaluar dialogu, kjo nuk është mirë. Nuk ka arsye dhe do të ishte gabim që çdo gjë të ndalohet vetëm pse dialogu është në bllokim", tha Hahn në konferencën me gazetarë së bashku me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç.

Han ka theksuar se është në përgatitje hapja edhe e një kapitulli në bisedimet e bashkëngjitjes së Serbisë me BE dhe në atë pa ndërprerë po punon ministrja e integrimeve evropiane të Serbisë Jadranka Joksimoviç dhe ekipi i saj.

"Ministrja Joksimoviç maksimalisht po përpiqet që të shtyj administratën në arritjen e përparimit me qëllim që në momentin e caktuar të kryhet", ka thënë komisari evropian.

Ai ka shtuar se zgjedhjet në parlamentin evropian “nuk kanë ndikim të madh” në procesin euro-integrues të Serbisë sepse ai udhëhiqet në nivelin administrativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat