Kosova në Bienalen e Venedikut, premtohet përfaqësim dinjitoz

Aktuale

Kosova në Bienalen e Venedikut, premtohet përfaqësim dinjitoz

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:03
Kosova në Bienalen e Venedikut, premtohet përfaqësim dinjitoz

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës sot organizuan konferencën e parë zyrtare për pjesëmarrjen e Kosovës në Ekspozitën e 58-të të Artit Ndërkombëtar në Bienalen e Venedikut.

Të pranishëm në këtë konferencë ishte ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, artisti përfaqësues, Alban Muja, kuratori i pavijonit, Vincent Honore dhe komisionerja e pavijonit, Arta Agani.

Ministri Gashi shprehu mbështetjen për punën e jashtëzakonshme të ekipit që po punon për prezantimin e Kosovës në Bienalen e Venedikut duke thënë se është i lumtur që vendi ynë po merr pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në botë.

Gjithashtu, kreu i Ministrisë së Kulturës deklaroi se artistët janë duke e promovuar më së miri Kosovën gjithandej nëpër botë, e që sipas tij, po kryejnë edhe punën e disa sektorëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat