Humbi babanë dhe dy vëllezërit në luftë, qytetari nga Drenasi i mllefosur ndaj komunës: Si nuk u kujtuat tu sillni nga një lule tek varri

Aktuale

Humbi babanë dhe dy vëllezërit në luftë, qytetari nga Drenasi i mllefosur ndaj komunës: Si nuk u kujtuat tu sillni nga një lule tek varri

Nga: G.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:44
Familja Halilaj tek varret e dëshmorëve Daut, Besim dhe Alban Halilaj

Lufta e fundit në Kosovë ka lënë shumë të vrarë, ku familjarë të shumtë kanë mbetur pa më të dashurit e tyre, të cilët e flijuan jetën për lirinë që sot gëzojmë.

E tillë është edhe familja Halilaj, e cila flijoi tre burrat e familjes, për atdhe, shkruan Bota sot.

Daut Halilaj së bashku me djemtë, Besimin dhe Albanin dhanë jetën për liri, por sot shteti nuk po i kujton.

Në përvjetorin e rënies së tyre, djali i Dautit, Dalmat Halilaj bashkë me disa familjarë, ka vizituar varrin e babait dhe dy vëllezërve të vrarë në luftë, por që ai thotë se një gjë të tillë nuk e ka bërë Komuna e Drenasit e as Shoqata e dala nga lufta.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sot po i duhet të përdor fjalë mllefi e mërzie, pasi shteti i ka harruar ata dhe dëshmorët e kësaj familje.

Dauti kishte qenë dhe mësues dhe gjatë kohës së luftës, ai shtëpinë e tij e kish bërë shtat për UÇK-në.

Djali i tij sot në përvjetorin e tij dhe të vëllezërve të tij, thotë se askush nuk u kujtua tu sjell nga një lule tek varri.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot vizituam Varrin e Babes Daut Halilaj si dhe deshmorit Mehmet Halilaj, sot i perkujtuam ata se bashku me familjaret si dhe Jahir Demaku e Imer Xhemajlin, i falenderoj shume qe sna harruan asnihere qe na vizituan per qdo pervjetor e fest , ndersa sot ne ven se te perdor fjale falenderuese sot po me duhet te perdor tjeter fjalor nga mllefi e nga merzija, si nuk u kujtuat o ju "Shoqatat e dalura nga Lufta", si nuk po ju bjen mend per deshmoret ti kujtoni e ti nderoni te pakten ne daten kur ata dhane jeten e tyre te pakten ate date te mos e harroni , a qikaq shpejt harruat se ku u strehuat se ku u ushqyet , jemi njera nder familjet qe kemi dhene qdo gje qe kishem dham tre deshmor vetem qe ju ta gezoni kete dite, ndersa ju sot Shoqata e Komuna e Drenasit nuk po jeni ne gjendje ti perkujtoni deshmoret me nje buqet me lule me nje akademi perkujtimore, por nuk po me vjen qudi sepse jeni verbuar mas paras se popullit mas tenderav e karrikave, me dhimbset gjaku i tyre qe dhan per kete dite, sot kuptova se deshmoret qdo vite po perkujtohen pak e nga pak, nuk po jane gjendje nje permedore nje emer rrugesh nje emer shkolle te vendosin, a e dini pse? .. Sepse i ka kap lakmia e inati sot mbajn emra rruget me persona qe ndoshta nuk kishin as tesha ushtrie te veshura, por vetem pse jane te pasur e te fort ata i vlersojn, jo kontributin e deshmoreve te vertet , nuk e di deri kur ma a do perfundoj mo ky korrupsion ky inati me familjet qe dhan shume per kete vend nuk na vequat me asgje nuk u shperblyem kurr me asgje, por ska rendsi mjafton populli te dij realitetin ndersa juve ka mju vra ky gjak e kjo pare e popllit "Turp Ju koft.." me vjen keq se ne vend se te perdor sot fjal krenarie sot po perdori fjale mllefi per njerz qe prishen kete vend e kete Liri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat