Serbia s’i dëgjon thirrjet e BE-së, vazhdon kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës

Aktuale

Serbia s’i dëgjon thirrjet e BE-së, vazhdon kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:21
Foto ilustruese

Krejt kjo pas kushtëzimit të shtetit serb për heqjen e taksës, në mënyrë që t’i lirohet hapësirë negociatave.

Sot gjatë ditës në Beograd qëndroi për vizitë Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn i cili i dërgoi mesazh të qartë të dy vendeve se nuk ka arsye për ngecjen e dialogut.
Mirëpo, këto këshilla nuk po i dëgjon shteti serb.

Në një aktivitet të mëvonshëm, për taksën foli përsëri presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Ai tha se Kosova është e obliguar që ta heqë taksën në pajtim me marrëveshjen e CEFTA-s si dhe atë të Stabilizim Asociimit.

Sipas tij, para se të gjithash Kosova duhet të lejojë lëvizjen e lirë të mallrave  dhe shërbimeve.

Madje ai ripërsëriti se nuk do të ketë dialog pa heqjen e taksës.

“Kur ata ta kuptojnë këtë, ne mund të flasim për dialog”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se vendosja e taksës ndaj Serbisë, i ka kushtuar kësaj të fundit humbje të mëdha ekonomike, duke qenë se paraprakisht eksportonte në Kosovë një sasi të konsiderueshme të mallrave.

Megjithatë, taksa mund t’i rrezikojë raportet me aleatët kryesorë të Kosovës, duke përfshirë edhe SHBA-të të cilët kanë kërkaur pezullimin e saj.

Kohëve të fundit është përfolur se taksa mund të ndikojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat