Haradinaj takon përfaqësuesit diplomatik të shteteve të Vishegradit

Aktuale

Haradinaj takon përfaqësuesit diplomatik të shteteve të Vishegradit

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:32
Foto nga takimi

Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit, Haradinaj iu ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

“Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit iu shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përkrahjen e shtetit tonë në procesin e integrimit europian dhe MSA-së, si marrëdhënie kontraktuale me BE-në”.

Postimi i plotë:

Takim miqësor me ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik. Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit iu shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përkrahjen e shtetit tonë në procesin e integrimit europian dhe MSA-së, si marrëdhënie kontraktuale me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat