Pacolli për ambasadorin e Zvicrës: Duhet t'i dëgjojmë këshillat e miqve

Aktuale

Pacolli për ambasadorin e Zvicrës: Duhet t'i dëgjojmë këshillat e miqve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:43
Behgjet Pacolli dhe Jean-Hebert Lebet

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ambasadorin e Zvicrës Jean-Hebert Lebet, të cilit i ka shprehur mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

“Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t'i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicrra”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perendimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat.

Kontributi i Zvicrrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t'i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicrra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat