Gëzim Kelmendi mbron ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet, kërkon shkarkimin e Pal Lekaj

Aktuale

Gëzim Kelmendi mbron ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet, kërkon shkarkimin e Pal Lekaj

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:45
Jean-Hubert Lebet dhe Gëzim Kelmendi

ish-deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi po kërkon shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj pas deklaratës skandaloze që bëri ndaj ambasadorit zviceran në Kosovë.

Kelmendi shkruan në Facebook se, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, e ka thënë një të vërtetë të madhe, ministri Pal Lekaj duhet shkarkuar.

"Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet e ka thënë një të vërtetë të madhe lidhur me veteranët e rrejshëm.
Ky ambasador meriton të shpërblehet lidhur me guximin dhe të vërtetën që ka treguar.

Ndërsa Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj ka lënduar rëndë institucionet e Kosovës kur ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës.
Ky ministër duhet shkarkuar ngase i ka bërë dëm edhe qeverisë edhe Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat