“Taksirat i këtij ambasadori me pasë punë me tipa si Pali”

Aktuale

“Taksirat i këtij ambasadori me pasë punë me tipa si Pali”

Nga: N.H Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:28
Lekaj dhe Jean – Humbert Lebet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj sot u bë top lajm në mediat e shkruar pas kishte kërkuar largimin e ambasadorit Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet.

Drejtor i Qendrës Kosovare për Arsim (KEC), Dukagjin Pupovci përmes një postimi në Facebok ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Lekaj.

Pupovci thotë se është taksirat i këtij ambasadori me pasë punë me tipa si Pali.

“Taksirat i këtij ambasadori me pasë punë me tipa si Pali. Sidoqoftë, tash mundet me ndejtë i qetë se nuk e përzen askush”, ka shkruar Pupovci në llogarinë e tij.

Ndryshe, kujtojmë se Lekaj sot ka takuar ambasadorin Lebet ku i kanë sqaruar hesapet mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat