Kryeministri Haradinaj e përcjell Avni Arifin: Përvoja me të ishte e jashtëzakonshme

Aktuale

Kryeministri Haradinaj e përcjell Avni Arifin: Përvoja me të ishte e jashtëzakonshme

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:11
Kryeministri Haradinaj e përcjell Avni Arifin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përcjellë këshilltarin e tij të përhershëm dhe shefin e stafit, Avni Arifin.

Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, është emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, e sot e ka pasur ditën e fundit në zyrën e Haradinajt.

Ky i fundit ka thënë se Aeifin e ka pasur këshilltar nga fillimet e tij dhe se përvoja me të ka qenë e jashtëzakonshme.

“Bashkëpunimi i afërt me Avni Arifin, këshilltarin e parë që në fillimet e mia si politikan dhe aktualisht Shefin e Stafit në Zyrën time politike, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Gjatë tërë këtyre viteve e vlerësoj mbi të gjitha integritetin e tij në të gjitha aspektet dhe profesionalizmin e dëshmuar në të gjitha periudhat, për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të vendit. Vazhdojmë të jemi bashkë me Avniun, në mision e tij të ri, si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mirën e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat