Imeri: Për luftëtarët nuk kishte asgjë të pamundur, sepse e kishim vra të pamundurën

Aktuale

Imeri: Për luftëtarët nuk kishte asgjë të pamundur, sepse e kishim vra të pamundurën

Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:47
Ish ushtari i UÇK-së, Esat Imeri

Në akademinë e mbajtur sot në shënimin e 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës, u tha se vetëm kur Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s, do të realizohet qëllimi e saj dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Në akademinë e mbajtur në Gjakovë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke shprehur respekt për sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve të rënë për liri, tha se dita e sotme i meriton disa shpjegime, ai tregoi se dëshmorët që po kujtohen jo veç që kanë sjell armë, që mungofshin shumë, por “kanë ardhur vet pwr tw luftuar, pasi kanë pasur dëshirë mos me i lënë vetëm ata djem që luftojshin në kushte jo të lehta, në luftën e pamëshirshme që ndodhi në Dukagjin”.

“Rruga jonë për liri ka ende plot dhimbje, plot plagë, e plot rënie heroike, që ne nuk i kemi nxjerr në dritë si duhet, nuk i kemi shpjeguar. Nuk ua kemi shpjeguar të gjithëve se kush kanë qenë këta djem, që ta din secili për secilin se kush janë. Nuk ka qenë lehtë në atë kohë me marr vendimin e me ardhur”, tha Haradinaj

Ai po ashtu foli edhe për gjendjen e tanishme të Kosovës, pasi siç tha jemi detyruar mu ballafaquar me argumentet e të gjithëve, se nga po ec Kosova.

Haradinaj: Jemi si shumicë shqiptare në Kosovë

“Në Kosovë jemi si shumicë shqiptare në Kosovë dhe i kemi edhe komunitetet dhe shqiptarët nuk janë koritet ndonjëherë, me pakicat që jetojnë me ne. Ne e mendojmë Kosovën si një kompromis, pra si një marrëveshje, që me iu bë çarën edhe shqiptarëve, jo çarën e plotë, jo me ua plotësuar të drejtat e plota, sepse ashtu ishte dashur ndryshe, por të paktën, edhe shqiptarëve me u dhënë të drejtën që të rehatohet dhe Ballkani. Tani nuk po mbyllet kjo, nuk po përmbyllet krejt, që me iu çel mundësia Kosovës mu e bë anëtar i BE-së, anëtar i NATO-s”, tha kryeministri dhe shtoi se vetëm kur Kosova të bëhet anëtar i NATO-s i realizon qëllimet e veta.

Haradinaj po ashtu foli edhe për fërkimet e brendshme politike që po ndodhin mes liderëve të vendit tonë.

Haradinaj: Nuk e kanë atë qëllimin për me treguar

“Disa fërkime, disa tronditje, disa trauma që kanë ndodh që i keni pa edhe në politikë edhe në qëndrime, nuk e kanë qëllimin që ne me bë garë të brendshme, se kush ka të drejtë. Nuk e kanë atë qëllimin për me treguar se kush është më i zoti apo më i mençuri. Por e kanë qëllimin me i tregu vetës mesë pari, por edhe miqve, edhe të tjerëve, se nuk jemi rehat, se nuk është kryer puna jonë, e duhet mu kry në të drejtën tonë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini theksoi se kur kujtohen dëshmorët, përveç dhembjes që ndjejmë, është edhe një krenari, e cila i mbush familjet me jetë,

Gjini: Ne sot tanë bashkë sa jemi këtu, i përkujtojmë me krenari

“Për një ditë njerëz prej tanë Kosovës, nuk kanë pas vëlla tjetër, për veç njëri-tjetrit. Ne sot tanë bashkë sa jemi këtu, i përkujtojmë me krenari, me shumë të arritura për 20 vjet, me fëmijë, me nipa të tyre ndoshta. Nuk na hiqet momenti, kur kemi marrë vesh se çka ka ndodhur në Shishman. Sidoqoftë unë dua me iu tha sot se krejt kjo trevë, Gjakova, Dukagjini, në ditët që po vinë dhe në ditët që po i lëmë pas, janë plot me përkujtime të dëshmorëve, të martirëve”, tha Gjini.

Vëllai i komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari tha se sot jemi mbledhur që ta ndajmë bashkërisht dhimbjen dhe krenarinë.

Jashari: Ky tubim duhet të jetë udhërrëfyes

“Ky tubim duhet të jetë udhërrëfyes, ky 20 vjetor të jetë udhërrëfyes për ne, ku do që jemi të punojmë dhe të veprojmë, të ruajmë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjakun dhe kontributin e bijave dhe bijve tonë, nënave tona, baballarëve tonë dhe motrave tona”, tha Jashari.  

Ish ushtari i UÇK-së, Esat Imeri, revokoi kujtime nga momenti i nisjes së luftëtarëve nga kazermën e Vlanës, ku tregoi se si vullnetarë që ishin nga vise të ndryshme të Kosovës dhe mërgata, u nisën përkundër rreziqeve të mëdha, më gëzimin që po futeshin në Kosovë për të luftuar.

Imeri: Për neve nuk kishte diçka të pamundur

“Ishim tejet të lumtur që na u dha mundësia që të futemi sa më shpejt në Kosovë. Ne të gjithë e dinim se ishte një rrugë e pamundur, por për neve nuk kishte diçka të pamundur, sepse me kohë e kishim vra të pamundurën”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat