Selmanaj: Ganimete Musliu që nga fillimi ka penguar punën e Komisionit për rastin e shtetasve turq

Aktuale

Selmanaj: Ganimete Musliu që nga fillimi ka penguar punën e Komisionit për rastin e shtetasve turq

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:16
Selmanaj dhe Musliu

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj, ka thënë se Komisioni nuk ka dështuar në punën gjashtë mujore për zbardhjen e këtij rasti.

Selmanaj ka akuzuar deputeten e PDK’së, Ganimete Musliun se që nga fillimi ka penguar punën e këtij Komisioni.

“Ganimete Musliu që nga fillimi ka qenë destruktive me punën e saj në këtë Komision”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se Komisioni ka bërë për pak muaj më shumë se që ka bërë Prokuroria për një vit.

Ai ka thënë se kohëve të fundit pengesë në Komision ka bërë edhe deputeti nga radhët e AAK’së, Muharrem Nitaj.

Ai beson se për rastin e gylenistëve kryeministri Haradinaj nuk ka pasur informacion për këtë rast.

Sipas tij, të informuar kanë qenë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Brendshëm, shefi i AKI’së, Driton Gashi dhe ish-shefi i Policisë, Shpend Maxhuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat