Mazrekaj: Ja si hakmerret ministri hajn Pal Lekaj ndaj gazetës “Bota sot” për hajninë e shekullit

Aktuale

Mazrekaj: Ja si hakmerret ministri hajn Pal Lekaj ndaj gazetës “Bota sot” për hajninë e shekullit

Nga: Bota sot Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:32
Ministri Pal Lekaj

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka reaguar pas deklaratës skandaloze të ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili mbrëmë ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës Jean – Humbert Lebet nga Kosova.

Mazrekaj ka thënë se Lekajt po i dhembë shumë e vërteta për “hajninë e shekullit me veteranët e rrejshëm”, e thënë nga ambasadori zviceran, ndaj edhe po kërkon largimin e tij.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka theksuar se veteranët e rrejshëm, më së shumti vijnë nga partia e Pal Lekajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pal Lekaj, është i gatshëm ta dëbojë ambasadorin, shteti i të cilit ka bërë shumë për ndërtimin e Kosovës, vetëm e vetëm që ta mbulojë turpin dhe hajninë e tij dhe të bashkë-partiakëve që janë në Qeveri”, ka shkruar botuesi i “Bota sot”.

Mazrekaj ka treguar poashtu në shenjë hakmarrje ndaj shkrimeve për zhvatjen e 53 milionë eurove nga Ministria e Infrastrukturës, Lekaj nuk po i kryen detyrimet finaciare ndaj gazetës “Bota sot” për marketing.

Image
Botuesi i gazetës "Bota sot" Xhevdet Mazrekaj

Postimi i plotë i Mazrekajt:

Ja si hakmerret ministri hajn

Pal Lekaj është tërbuar sa herë që e vërteta i është thënë në sy, e rasti me ambasadorit të Zvicrës nuk mund të bëj diferencën.

Gazeta “Bota sot” është mjaft e zëshme për skandalet që po e përcjellin qeverinë Haradinaj, që nga themelimi i saj. Ndër to, ishte edhe rasti i zhvatjes së 53 milionë eurove që Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Pal Lekaj, ia fali kompanisë Bechtel Enka?!

E Pali, si Pali, në shenjë hakmarrje ndaj shkrimeve për hajninë e 53 milionëve, nuk po i kryen detyrimet financiare ndaj gazetës “Bota sot” për marketing. Ai po harron se qeveria është e shtetit dhe nuk është pronë private e AAK-së.

Në këtë rast nuk po kryen punë as përmbaruesi i angazhuar qe një kohë të gjatë. Për çudi, në rastet e tjera përmbaruesi ka qenë më efikas.

Pali duhet të tregojë si i kanë ndarë 53 milionët me Bechtel Enkan dhe bashkë partiakët e tij? Çfarë pjese i ka takuar secilit prej tyre?.

Hajnia e shekullit

Pal Lekajt po i dhembë shumë e vërteta për hajnin e shekullit me veteranët e rrejshëm, e thënë nga Ambasadori i Zvicrës, shkëlqesia e tij, Jean – Humbert Lebet. Kjo pasi veteranët e rrejshëm më së shumti vijnë nga partia të cilës i takon ai.

Kur u ndesh me të vërtetën, Pali i nervozua aq shumë dhe “ia tregoi derën”, ambasadorit zviceran.

Pal Lekaj, është i gatshëm ta dëbojë ambasadorin, shteti i të cilit ka bërë shumë për ndërtimin e Kosovës, vetëm e vetëm që ta mbulojë turpin dhe hajninë e tij dhe të bashkë-partiakëve që janë në Qeveri.

Por, Pali tashmë po e ha turpin me bukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat