Djali i mitur i kryetarit të Suharekës vozit veturë luksoze nëpër Shqipëri, pa patentë shofer

Aktuale

Djali i mitur i kryetarit të Suharekës vozit veturë luksoze nëpër Shqipëri, pa patentë shofer

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:44
Djali i kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremajt

Djali i kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremajt, Yll Muharremaj duket se bën një jetë mjaft luksoze, nëse ndiqeni publikimet e tij nëpër rrjete sociale.

I biri i kryetarit të Suharekës, nuk mërzitet aspak edhe kur shkel ligjin, pasi beson në mbrojtjen që ia ofron autoriteti i babait të tij.

Media ka siguruar disa fotografi të Yllit, të publikuara ditë më parë në rrjete sociale, në të cilat ai shihet duke vozitur një veturë luksoze në Shqipëri.

Përkatësisht në Durrës.

Image
Image

Video e fotografi duke vozitur ai ka bërë edhe në qytete të ndryshme të Kosovës, duke nisur nga Suhareka e Ferizaj.

Kështu, Ylli ka bërë shkelje ligjore, për të cilën mund të penalizohet.

Kjo pasi ka vozitur veturë, pa leje të vozitjes, për shkak se është i mitur.

Sipas Ligjit në fuqi, me patentë shofer nuk mund të pajisen shoferët nën moshën 18 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat