Haradinaj: Nga sot Gjenerali Boyd është njëri nga ne

Aktuale

Haradinaj: Nga sot Gjenerali Boyd është njëri nga ne

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:50

Përmes një postimi të tijin në Facebook, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka shkruar për shpalljen “Qytetar Nderi” të gjeneralbrigade John C. Boyd nga komuna e Deçanit.

 

Ja postimi i plotë i Haradinajt.

 

Te shqiptari miku përherë do ta ketë vendin e nderit. Komuna e Deçanit ka bërë një vepër fisnike duke shpallë “Qytetar Nderi” një ushtar të mirë, gjeneralbrigade John C. Boyd. Një ushtar i Amerikës, i cili në emër të vendit të vet shërben për paqe në Kosovë. Nga sot Gjenerali Boyd është njëri nga ne. Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe dy popujt tanë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat