Vuçiq: Kemi probleme me shqiptarët e Kosovës, do të kemi edhe forcë që të mbrojmë serbët

Aktuale

Vuçiq: Kemi probleme me shqiptarët e Kosovës, do të kemi edhe forcë që të mbrojmë serbët

Nga: F. B. Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:06
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se “Serbia ka problem politik me shqiptarët e Kosovës, por po përpiqem për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe do të kemi forcë që të mbrojmë serbët. Atyre që mendojnë se Serbia është e dobët dhe nuk do të ketë forcë që të mbroj popullin e vetë ju themi se ‘mashtrohen keq”,  shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka theksuar se Serbia do të ketë shumë më shumë forcë se dikur „të bllokuar me gjoks”, që të ruaj dhe mbroj njerëzit e vetë, që “vetëm duan të jenë vetë në pronën e vetë.

„Sa i përket ekonomisë, po shoh prosperitet të madhe, jetë më të mirë, rrugë dhe zhvillim të madh, Ne kemi problem politik me shqiptarët e Kosovës, sepse kemi punë me njerëz të papërgjegjshëm që mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë kundër të drejtës. Ata mendojnë se munden edhe të ndjekin serbët apo të bëjnë çfarë të duan me serbët dhe çka do që mendojnë kundër Serbisë”, ka thënë Vuçiq, para qytetarëve të Seçanj në kuadër të vizitës në fushatën “Ardhmëria e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat