Haradinaj asnjë fjalë për deklaratën skandaloze të Pal Lekajt

Aktuale

Haradinaj asnjë fjalë për deklaratën skandaloze të Pal Lekajt

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:33
Haradinaj dhe Lekaj

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në 20-vjetorin e rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës.

Haradinaj, që ka qenë komandant në zonën e Dukagjinit, ka folur për sfidat që i kanë pasur gjatë luftës dhe si i kanë marrë lajmet për ushtarët që janë vrarë derisa kanë sjellë armatim.

Shefi i ekzekutivit nuk tha asnjë fjalë për deklaratën e ministrit të tij, Pal Lekaj, për ambasadorin zviceran, ndërsa kishte zgjedhur tema të tjera për të folur para qytetarëve të Gjakovës.

Haradinaj tregoi se puna e Kosovës akoma nuk është kryer, dhe sipas tij ajo do të pëfundojë më anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Mirëpo Haradinaj theksoi se për të është më e rëndësishme anëtarësimi në NATO, sepse aty, sipas tij, merr fund misioni për shtetndërtim.

“Rruga jonë nuk ka mbaruar. Jo pa u bërë pjesë e NATO’s. Edhe anëtarësia në OKB është e rëndësishsme po mu më duket se kur bëhemi pjesë e Aleancës për mbrojtje, atëherë është kry puna”, ka thënë Haradinahj sot në Gjakovë.

Ai tha po ashtu se në Kosovë nuk po bëhet garë në Kosovë derisa krerët e shtetit po kanë dallime në qëndrimet e tyre rreth arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat