Lladrovci kalon ditën me ish-kongresistin amerikan, ia prezanton Drenicën

Aktuale

Lladrovci kalon ditën me ish-kongresistin amerikan, ia prezanton Drenicën

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:46
Ramiz Lladrovci, Jerry Weller

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur mysafirë të veçantë nga Amerika. Bëhet fjalë për ish kongresistin amerikan, Jerry Weller, të cilin e ka pritur në shtëpi për drekë.

Gjatë kësaj vizite, ata kanë biseduar për historinë, zhvillim komunal e çështja të tjera.

I pari i Drenasit i dhuroi Weller librin për Fehmi e Xhevë Lladrovcin, me zotimin se kurrë nuk harrohen miqtë e ditëve të vështira.

Madje, ai e dërgoi edhe tek varret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Postimi i plotë:

Sot, kam qenë i nderuar për të pritur mysafir për drekë në shtëpi, ish kongresistin Jerry Weller, pjesë e Kongresit Amerikan, 1995-2009, me bashkëpunëtorë.

Gjatë kësaj vizite, ishte rast të flasim për historinë tonë të re, ecurinë e zhvillimit tonë komunal si dhe synimet tona për zhvillim të mëtejmë.

Gjatë këtij qëndrimi dhe njohjeje me mikun tonë, theksova se jemi të bekuar me miqësinë amerikane që nga Presidenti Ëilson deri në ditët e sotme. Sot, ne, jemi të nderuar me orientimin e fuqishëm të miqve amerikanë, për fuqizimin e shtetësisë së vendit tonë.

Po ashtu, e ceka potencialin tonë për zhvillimin në bujqësi, Qendrën e re të biznesit për kompanitë e interesuara si dhe energjinë e ripërtëritshme. Ne ofrojmë mundësi maksimale për biznesin, në veçanti bizneset e miqve tanë.

Me kënaqësi, pranë bustit të Skënderbeut, t’ia dhuroj, librin për Fehmi e Xhevë Lladrovcin të autorit Bedri Islami, me zotimin se ne kurrë nuk i harrojmë miqtë e ditëve të vështira. Miqësia me Amerikën, është vlerë jona e përhershme!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat