Pal Lekaj merr edhe një goditje, qytetarët e duan shkarkimin e tij

Aktuale

Pal Lekaj merr edhe një goditje, qytetarët e duan shkarkimin e tij

Nga: Bota Sot Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:49
Pal Lekaj

Gazeta “Bota sot”, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, ka realizuar një sondazh me anë të cilit i ka pyetur lexuesit se, “A duhet të shkarkohet ministri Pal Lekaj, pas deklaratave të tij për ambasadorin zviceran”, e ku 80 për qind e qytetarëve kanë qenë për shkarkimin e tij, shkruan gazeta “Bota sot”.

Megjithatë, 20 për qind u shprehën kundër, duke justifikuar edhe në komente qëndrimin e tyre se kjo deklaratë nuk shkon kundër parimeve të shteteve mike.

Ministri Lekaj ditë më parë e kërkoi largimin e ambasadorit zviceran për shkak të deklaratave të ashpra në adresë të lidershipit të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Image
Image

Ndryshe, indiferent ndaj deklaratës skandaloze ka qëndruar edhe shefi i ekzekutivit, i cili nuk e tha asnjë fjalë për deklaratën e ministrit të tij, Pal Lekaj, për ambasadorin zviceran, ndërsa kishte zgjedhur tema të tjera për të folur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat