Mazrekaj e zbulon me urdhër të cilit politikan Lekaj po i vërsulet ambsadorit zviceran

Aktuale

Mazrekaj e zbulon me urdhër të cilit politikan Lekaj po i vërsulet ambsadorit zviceran

Nga: Bota sot Më: 30 mars 2019 Në ora: 21:11
Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka komentuar edhe një herë për deklaratën e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës Jean-Hubert Lebet nga Kosova.

Mazrekaj ka thënë se Lekaj i është “vërsulur” ambasadorit zviceran me urdhër të kryeministrit dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

E gjithë kjo sipas tij, për shkak të frikës së zbulimit për “hajninë e shekullit” me veteranët e rrejshëm, të cilët i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth tre miliardë euro.

Image
Botuesi i gazetës "Bota sot" Xhevdet Mazrekaj

Reagimi i plotë i Mazrekajt:

Lekaj flet me urdhër të Haradinajt për largimin e ambasadorit të Zvicrës

Me vet faktin se Ramush Haradinaj deri më tani nuk tha asnjë fjalë për deklaratën skandaloze të ministrit të tij, Pal Lekaj, për ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet, kjo tregon se Ramushi është duke e ndërsyer Pal Lekajn t'i vërsulet ambasadorit nga frika e zbulimit të hajnisë së shekullit me veteranët e rrejshëm.

Sipas burimeve tona, 12 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale kanë përfituar nga veteranët e rrejshëm qindra miliona euro, ndërsa shteti i Kosovës duhet t’iu paguajë veteranëve të rrejshëm rreth tre miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat