Uniformat rezistente ndaj ujit dhe erës, FSK-së i kushtuan mbi 198 mijë euro

Aktuale

Uniformat rezistente ndaj ujit dhe erës, FSK-së i kushtuan mbi 198 mijë euro

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:33
Ilustrim

Ministria e Forcës së Sigurisë në dhjetor të vitit 2018, ka bërë njoftimin rreth kontratës për furnizimin me uniforma të FSK-së.

Titulli i kontratës nga operatori kontraktues “Furnizim me Uniforma rezistente ndaj ujit dhe erës (Durea), për nevojat e FSK-së”, ka kushtuar hiç më pak se 198.240,00 euro.

Emri i operatorit ekonomik të cilit i është besuar ky tender është Poligoni i Shenjëtarisë “Katana”, Sh.P.K.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 200.000,00 euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë:

Autoriteti Kontraktues i MFSK-së, ka për qëllim kontraktimin e një operatori ekonomik i cili do të ketë kapacitet ekonomik, teknik dhe profesional të  bëjë furnizimin sipas nevojave për periudhe kohore të kohëzgjatjes së kontratës kornizë prej 12 muajve me uniforma rezistente ndaj ujit dhe erës (DUREA), sipas specifikacionit teknik të dhënë në DT Aneks 1 (specifikimet teknike të detyrueshme), si dhe kushteve të tjera të parapara në këtë DT. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat