Mikic tregon pse u shkarkua

Aktuale

Mikic tregon pse u shkarkua

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:27
Vesna Mikic

Vesna Mikic e liruar nga pozita qeveritare nga Ramush Haradinaj ka thënë se shkarkimi i saj ka ardhur pasi Shefi i Qeverisë nuk dëshiron të ketë serbë në institucione që mendojnë me kokën e tyre.

Ajo ka thënë se nga insiutcionet e Kosovës po largohen serbë që nuk dëshirojnë të jenë vetëm dekor në institucionet e Kosovës.

kombëtare portretin e rremë të multietnicitetit dhe një iluzion të turpshëm të demokracisë.

Mikic ka thënë se ka thënë një të vërtetë kur ka folur për “gjenocidin e NATO’s ndaj popullit serbe”.

“E vërteta, sipas jush, është vetëm ajo që ju përshtatet dhe ajo që vetëm ju dëshironi ta dëgjoni”, ka shkruar ish-Zëvendësministrja e Drejtësisë në letrën drejtuar Ramush HAradinajt.

Kjo zyrtare e Listës Srpska ka thënë se qëndron prapa fjalëve të thëna në rrjetet sociale se bashkësia ndërkombëtare kishte sulmuar një shtet sovran, pa miratimin e OKB’së dhe në shpërputhje me rregullat ndërkombëtare.

Ramush Haradinaj e ka shkarkuar Vesna Mikicin vetëm një ditë pasi ajo foli kundër sulmeve të NATO’s të kryera para njëzetë vitesh, në kohën kur Serbia vrau mbi dhjetë mijë njerëz, dëboi më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova dhe dogji gjysmën e Kosovës.

Mirëpo, Haradinaj ende s’ka shkarkuar ndonjë zyrtar tjetër serb që shkon e i raporton Aleksander Vucicit.

S’ka shkarkuar as zyrtarë tjerë të Qeverisë që mohojnë Republikën e Kosovës. Madje, Shefi i Qeverisë nuk ua pranon as dorëheqjet katër kryetarëve të dorëhequr të komunave veriore veç pse ata s’e kanë njohur Republikën e Kosovës por në letrat e dorëheqjes kanë thënë se largohen nga Kosova e Metohia një emërtim për Kosovën që përdoret nga pushteti i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat