Ambasada Amerikane jep detaje për policët që konfiskuan 99 pistoleta

Aktuale

Ambasada Amerikane jep detaje për policët që konfiskuan 99 pistoleta

Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:13
Ambasada Amerikane jep detaje për policët që konfiskuan 99 pistoleta

Ambasada Amerikane në Kosovë kanë njoftuar se policët që kanë reaguar dhe hetuar rastin e kontrabandimit me armë, që rezultoi me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e 99 pistoletave, municionit dhe gjëra tjera, kanë pranuar trajnim të sponzoruar nga SHBA-të.

“Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para. Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponzoruar nga SHBA-të. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, kanë shkruar përfaqësues të ambasadës në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat