Lutfi Haziri: Presheva do i bashkohet Kosovës, disa fshatra në veri nuk i shoh në Kosovë

Aktuale

Lutfi Haziri: Presheva do i bashkohet Kosovës, disa fshatra në veri nuk i shoh në Kosovë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 15:19
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri pret një marrëveshje brenda LDK-së, kur flet për kandidaturën e tij si kryetar i këtij subjekti, ndërsa flet edhe për kandidatët e tjerë. Ai thotë se demarkacioni ka kusht vizash vetëm në Qeverinë Mustafa ndërkohë kësaj qeverie i janë shtuar kushtet, ndërsa njohja e Serbisë për Kosovën thotë se nuk është kusht për liberalizim vizash.

Ekipi negociator thotë se më shumë është shëtitës. Tregon mnyrën se si do e rrëzojnë Qeverinë dhe është i bindur se zgjedhjet do të mbahen këtë vit.

Haziri në një intervistë për KosovaPress deklaron se për PDK-në kanë vija të kuqe, flet edhe për AAK-në dhe tregon marëdhënien që ka me Hashim Thaçin. Ai është i bindur se Lugina do i bashkohet Kosovës, por thotë se disa fshtra në veri të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të Kosovës.

Thotë se komunikimet me PDK-në, që kur e prishëm koalicionin, i kanë vetëm me ndërmjetësim, ose nuk kanë fare komunikim.

Tregon nëse kanë vija të kuqe për PDK-në dhe AAK-në për koalcion në zgjedhjet e ardhshme.

Haziri: Me PDK-në nuk ka kthim, me AAK-në nuk kemi vija të kuqe

“Ai që e ka helmu pusin e vet, nuk ka më cka lyp me pi ujë në atë pus. Lidershipi i PDK-së e ka pasur të qartë...... (Pyetja: Nëse do bëheni kryetar i LDK-së a keni vija të kuqe për AAK-në? Jo në asnjë mënyrë. LKD dhe AAK kanë pasur një histori bashkëpunimi, ne jemi e vetmja Qeveri që kemi përfunduar mandatin, krejt qeveritë e tjera ose janë vetëshkarkuar ose kanë rënë. Kjo tregon që kemi pasur forma të bahskëpunimit të qëndrueshëm. Tash AAK është me PDK-në, por ne po ndërtojmë forma të bashkëpunimi me kampin opozitar”, thotë Haziri në një intervistë për Kosovapress.

Ai thotë se këtë vit do të ketë zgjedhje patjetër dhe favorizojnë marrëveshje politike.

Me Listën Serbe thotë se asnjëherë nuk do pranojnë ta rrëzojnë Qeverinë, ata sipas tyre nuk duhet të kenë rol as në rrëzimin e as në ndërtimin e Qeverisë.

Haziri: Pres që lidershipi i PSD-së e mbanë fjalën, i kanë dhënën nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

“Një marrëvehsje e partive politike në Kuvendin e republikës, dhe një datë të zgjeshjeve të hershme. Ajo datë mund të jetë në përputhje me agjendën e mbrendshme. (pyetja: A besoni për përkrahjen ePSD-së?) PSD e ka marr një rol në traditën e PSD-së së vjetër, ata janë ka ushtrojnë, të themi në thonjëza, të LDK-së së djeshme, duke u bërë një urë pajtimi mes palëve, me një rol ambiguiteti edhe bnuk ajnë në Qeveri por kanë ndikim në mënyrë absolute...unë pres që lidershipi i PSD-së e mbanë fjalën, nëse ata i kanë dhënë nënshkrimet një herë, në LDK i kanë deponuar këtë nënshkrime, besoj që nëse krijohet masa kritike për rrëzimin e Qeverisë atëherë PSD-ja e mbanë fjalën”, thotë Haziri.

Për taksën ndaj produkteve nga Serbia thotë se është dashtë të ketë edhe një opsion dalës, e jo të mirrej një vendim i ngushtëm.

Kur flet për dialogun, thotë se ekipi negociator ka dështuar që në fillim.

Haziri: Dialogu duhet të riformatohet plotësisht

“Dialogu duhet të riformatohet plotësisht procesi si i tillë, duhet të ndërtohet një koncencus më i gjerë politik. Nuk është punuar shumë, më shumë kanë pasur interes le të themi partitë në Qeveri me e bind PSD-në për të ju bashkangjitur dialogut dhe me krijuar një shtesë në rrobat e tyre për buxhet ose për vendime të rëndësishme se sa me punu me Vetëvendosjen apo LDK-në për dialog. Nuk është punuar në koncensus të gjerë por është punuar në numra”, thotë Haziri.

Ai deklaron se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është kusht për liberalizim vizash ndërsa thotë se ekipi negociator është vetëm shtëtitës.

Kur flet për marëdhënien me Hashim Thaçin thotë se nuk e ka mik.

Haziri: Takohemi vetëm në kapacitete politike

“Ne takohemi vetëm në kapacitete politike, tash e 30 vjet”, thotë ai.

Për Luginën thotë se po vijnë ditë të mira.

Është i bindur se nuk ka opsion tjetër përveç bashkimit të Luginës me Kosovën.

Haziri: Disa fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut unë nuk i shoh në Kosovë

“Disa fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut unë nuk i shoh në Kosovë, ose më mirë të themi jo domosdoshmërisht duhet të jenë në Kosovë. Janë fshatra serbe janë kthyer pas viteve të ’50-ta janë futur në Mitrovicë, në zonën komunale dhe adminisitrative, për qëllime të ndryshimeve demografike, sikur që është marrur Kosovës Lindore i janë marrur fshatra për të bërë ndryshime demografike në Kosovë. Bistrica e emërme, bistrica e lartë, Ujmani janë të paprekshme”, deklaron ai.

Kur flet për kandidatët për kryetar të LDK-së, thotë se Isa Mustafa është ai që do e determinojë procesin.

Haziri: Ka disa emra, besoj do të bëhet me votë të fshehtë

“Ka disa emra të respektueshëm..... unë jam duke punuar për një unitet, dhe besoj që do të bëhet me votën e fshehtë. LDK-ja e Ibrahim Rugovës mësiomin më të madh që duhet ta nxjerr ëhstë që duhet të investojë në ekip jo në individ”, thotë ai.

Haziri thotë se do jenë sëe paku dy kandidatë dhe sipas tij, aktualisht në LDK nuk ka asnjë lloj ndarje, është unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat