Osmani, Avdyli e Zemaj në krah të Qunit, harrohet Driton Selmanaj

Aktuale

Osmani, Avdyli e Zemaj në krah të Qunit, harrohet Driton Selmanaj

Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:05
Osmani, Avdyli e Zemaj në krah të Qunit, harrohet Driton Selmanaj

Anton Quni e Driton Selmanaj kanë paralajmëruar se do t’i hyjnë garës për Kryetar të Degës së LDK’së në Prizren. Në krah të Qunit kanë dalë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e Armend Zemaj.

Kryetari në largim i Degës së LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli, i ka dhënë përkrahje publike kolegut të tij, Anton Qunin për ta marrë udhëheqjen Degës së Partisë në këtë qytet.

Kështu, në krahë të Qunit, kanë dalë edhe Vjosa Osmani e Armend Zemaj.

Krejt kjo përkrahje për Qunin ka ndodhur me rastin e përvjetorit të 29’të të themelimit të LDK’së në Prizrne.

“Të nderuar pjesëmarrës në manifestimin e përvjetorit e 29 të degës së LDK-së ,në emër timin personal dhe të bashkëpunëtorëve, ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë festë. Me rikthimin e LDK- së , ky vend ka shpresë. #vazhdojmë bashkë drejt ndryshimit”, ka shkruar Avdyli, në FB.

Selmanaj kishte thënë se është i gatshëm për këtë post dhe i nderuar që është përballë Qunit.

“Ka kohë që i jam ofruar anëtarësisë dhe kam shpreh gatishmërinë që të jem pjesë e garës për kryetar të degës në Prizren. Ndjehem i nderuar edhe jashtëzakonisht mirë që do të jem në garë me zotëri Anton Qunin”, kishte thënë Selamanj.

Edhe Anton Quni kishte konfirmuar garën për Shef të LDK’së në Qytetin e Vjetër.

“Po, është e vërtetë. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kam bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” kishte thënë ai.

 Kandidatë të mundshëm janë edhe ish-deputeti Hatim Baxhaku, Fatmir Memaj dhe Festim Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat