Ahmeti: A duhet të presim të ndizet e tërë Kosova, që organet shtetërore të reagojnë

Aktuale

Ahmeti: A duhet të presim të ndizet e tërë Kosova, që organet shtetërore të reagojnë

Nga: A.ZH Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:48
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar për zjarret që e kanë kapluar mbarë Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ka thuajse asnjë rajon të Kosovës, që nuk është përfshirë nga zjarret, të shumtat të shaktuara qëllimisht apo nga pakujdesia.

Ahmeti ka thënë se po rrezikohen edhe pronat private dhe jeta e qytetarëve dhe zjarrfikësve të cilët me javë dhe muaj po luftojnë me këto zjarre,

Ai ka pyetur se a duhet të pritet të ndizet e tërë Kosova, që organet shtetërore të ndërmarrin masa për t’i parandaluar ato.

Reagimi i plotë:

A duhet të presim të ndizet e tërë Kosova, që organet shtetërore të reagojnë

Zjarre të shumta kanë kapluar mbarë Kosovën, po digjen fusha e male, thuajse nuk ka rajon që nuk është përfshirë nga këto zjarre, të shumtat të shaktuara qëllimisht apo nga pakujdesia.

Po shkatërrohen hektarë të tërë të sipërfaqeve malore dhe fushave, po rrezikohen pronat private e publike, po rrezikohet jeta e zjarrfikësve të cilët me javë dhe muaj po luftojnë me këto zjarre, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve të vendit.

Ka disa javë që kemi paralajmëruar që gjendja me zjarret në Kosovë po del jashtë kontrollit.

A duhet të presim që të ndizet e tërë Kosova, apo ndoshta edhe të kemi ndonjë viktimë nga këto zjarre, dhe tek atëherë organet kompetente shtetërore të marrin masa për shpalljen e gjendjes emergjente?

Apo ndoshta duhet të shpresojmë dhe të lutemi që sa më shpejtë të kemi të reshura të shiut, në mënyrë që të zbutet situata me këto zjarre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat