Haradinaj: Sportistët po na bëjnë krenarë duke e lartësuar imazhin e Kosovës çdokund në botë

Aktuale

Haradinaj: Sportistët po na bëjnë krenarë duke e lartësuar imazhin e Kosovës çdokund në botë

Nga: Z.B Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka komentuar fitorën e Lorina Kuka e cila është stolisur me me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, sportistët po na bëjn krenar duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë.

Ndryshe Kosova është përfaqësuar nga kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherësh sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik I Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.

Postimi i plotë:

Loriana Kuka, e stolisur me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Falemnderit Driton Kukajt dhe ekipit të tij, që po na bëjnë krenarë duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat