Vala e punësimeve: Dy kunatat e ministrit Endrit Shala punësohen nga Ministria që drejtohet nga Nisma

Aktuale

Vala e punësimeve: Dy kunatat e ministrit Endrit Shala punësohen nga Ministria që drejtohet nga Nisma

Më: 31 mars 2019 Në ora: 20:34
Endrit Shala

Dy kunatat e ministrit Endrit Shala punësohen nga Ministria që drejtohet nga Nisma

Vazhdon rehatimi i kunatave të ministrave të Qeverisë Haradinaj. Këtë radhë derë punësimi është bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që udhëhiqet nga Skënder Reçica i Nismës Socialdemokrate të Kosovës.

Dy kunatat e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili vjen nga Nisma, kanë gjetur punë në këtë dikaster.

Dorentina Arifi Shala ka pak kohë që është punësuar në këtë ministri si zyrtare e Pasurisë.
Arifi Shala është bashkëshortja e Granit Shalës, vëllait të ministrit të Tregtisë, i cili njëkohësisht ka qenë edhe kandidat i Nismës për asamblist për Kuvendin Komunal në Prishtinë.

Deri sa para saj në këtë ministri është rehatuar edhe Qefsere Dragidella, motra e bashkëshortes së ministrit Shala.

Ajo ende është në fazën e praktikës në këtë ministri.

I palumtur me pyetjet, vetë ministri Shala ka konfirmuar punësimin e Dorentina Arifit, por sipas tij ajo i është nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta të punësimit.

“Dorentina Arifi është gruaja e vëllait tim, është çika më e mirë në Kosovë për mua. Për Dorentinën mundësh me vetë vetëm në aspektin familjarë dhe qita qitma në KTV-ë, a është i kënaqur vëllai im më të si grua? Muj me vetë vëllain temë, me ju përzi nuk muj sepse vetë e ka zgjedhë. Asnjë çështje nuk jam unë kompetent në realizimin e planeve të saj jetësore. Asnjëherë dhe kurrë në jetën teme nuk kam ndërhy e as që ndërhyj jo për të për askënd për diçka që është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Edhe ajo ka drejtë më punu sikur që ke të drejt ti me punu”, ka thënë ai.

Shala i ka quajtur banale raportimet për nepotizmin e qeveritarëve, dhe është lavdëruar që është dënuar vetëm me gjobë për gjuajtjet me armë në odën e Limajt.Media ka dërguar kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për verifikimin e pozitave të këtyre familjarëve të Endrit Shalës, por ministria nuk ka kthyer përgjigje.

Njëkohësisht telefonatave të televizionit nuk u është përgjigjur as ministri i Punës Skendër Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat