Adnan Merovci flet për fotografinë ku shihet dr. Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari

Aktuale

Adnan Merovci flet për fotografinë ku shihet dr. Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:56
Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, Flamur Jata, Ermir Hizmo

Ish shefi i protokollit dhe truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka folur për fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jashari e cila është bërë në Tiranë.

Ai thotë se kjo foto është shkrepur me 12 mars 1993, në aeroportin e Rinasit pas kthimit të presidentit Ibrahim Rugova nga vizitat e rëndësishme në SHBA dhe Evropë.

Ja postimi i plotë:

Veç fakte!

Foto e shkrepur më: 12 mars 1993 në aeroportin e Rinasit në Tiranë pas kthimit të Presidentit RUGOVA nga vizitat e rëndësishme në SHBA dhe Evropë!

Në foton e parë: në të djathtën time Komandanti Legjendar Adem JASHARI, në të majtën time oficeri i Gardës së Republikës së Shqipërisë z. Flamur JATA, mbrapa Komandantit (nuk shihet i plotë), Shefi i Grupit të Sigurimit nga Garda e Republikës së Shqipërisë, z. Ermir HIZMO!

Në foton e dytë: me Flamur JATËN dhe Ermir HIZMON pas një çerek shekulli (2018, Tiranë)

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat