Isufi: Koalicioni po funksionon, s’ka zgjedhje të reja

Aktuale

Isufi: Koalicioni po funksionon, s’ka zgjedhje të reja

Më: 1 prill 2019 Në ora: 00:06
Ahmet Isufi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka mohuar se koalicioni qeverisës ndodhet në krizë.

Ai ka thënë se dallimet eventuale për ndonjë çështje të caktuar do të ndikojnë në zbehjen e raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Isufi ka treguar edhe se si mund të tejkalohen këto dallime.

Nënkryetari i AAK-së nuk beson se mund të ketë zgjedhje të parakohshme këtë verë.

Sipas tij, për një gjë të tillë nuk shihet interesim as te dy partitë më të mëdha opozitare të cilat po kërkojnë zgjedhje.

Isufi ka theksuar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të vazhdojë të qëndrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat