Deputetët gjermanë e thonë troç: Kundër shkëmbimit të territoreve

Aktuale

Deputetët gjermanë e thonë troç: Kundër shkëmbimit të territoreve

Nga: BS Më: 1 prill 2019 Në ora: 06:42
Haradinaj me deputetët gjermanë

(E plotësuar) - Deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt(CSU), kanë ripërsëritur qëndrimin e Gjermanisë së janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Po ashtu, kanë kërkuar që Kosova të pezullojë taksën e vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia e Bosnja Hercegovina.

Deputetët e Bundestagut pas takimit që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kanë thënë se shteti i tyre mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti Christian Schmidt (CSU), kur është pyetur rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, ka thënë se nuk mund të zgjidhen problemet duke krijuar probleme të reja.

Schmidt: Nuk mund t’i zgjedhim problemet që i kemi përmes krijimit të problemeve të reja

“Nuk mund t’i zgjedhim problemet që i kemi përmes krijimit të problemeve të reja. Dhe ai që vërtet mendon se me krijimin e kësaj ideje vërtetë do ta zgjidh problemin me këtë ide atëherë duhet të jetë shumë i vetëdijshëm që kjo ide do të krijonte shumë probleme të reja që do ta preknin jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin në përgjithësi. Edhe nëse krijohen bazat për një bashkëpunim më të mirë atëherë edhe doganat nuk do ta kenë më atë domethënien që e kanë”, tha ai.

Sa i përket taksës, ai ka thënë se më rëndësi është që të krijohet një bashkëpunim ekonomik në mënyrë që rinia dhe qytetarët të kenë vende të punës.

Kurse, deputeti Peter Bauer (CDU), ka thënë se Gjermania mbështet dialogun me shtetin serb, derisa ka thënë se janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

“Ne kemi biseduar edhe për proceset e ardhshme, kemi biseduar edhe për dialogun që e mbështesim dhe i cili duhet të zhvillohet më tutje mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, e kemi prekur edhe temën që është hapur për shkëmbimin e territorit, temë të cilën ne vërtetë e kundërshtojmë në cdo aspekt. Tash në prag të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian ne sigurisht që do luajmë rolin ndërmjetësues dhe mbështetës si partner edhe nga partia jonë, do të jemi partner mbështetës për proceset e ardhshme të Kosovës, sigurisht me një sy kritik gjithmonë... Sa i përket shkëmbimit të territoreve e thash edhe më herët që Gjermania ka qenë shumë e qartë se jemi absolutisht kundër kësaj ideje”, tha ai.

Ai tha se me kryeministrin e Kosovës kanë biseduar edhe për çështjen e bashkëpunimit rajonal ekonomik.

“Sa i përket tatimeve ashtu siç tha edhe kryeministri jemi të pajtimit që dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të intensifikohet. Sigurisht që kemi biseduar edhe për temën e bashkëpunimit rajonal ekonomik, kështu që çështja e doganave, tatimeve është një çështje që vërtetë nuk do të jetë e përjetshme është një pyetje e kohës”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e Bundestagut Gjerman i kanë kërkuar që taksa nga produkteve serbe duhet të shfuqizohet.

“Po, kemi biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut. Ne vetëm kemi përgatitur, besoj, një zgjidhje të dialogut, mirëpo atë që miqtë kanë thënë se nuk ka zgjidhje të problemeve të vjetra, sjellin probleme të reja. Kjo nuk është e mundur. Territoret dhe kufijtë të vendosen mes vete është më mirë. E dyta, qëndrimi i Gjermanisë është i qartë që taksa të shfuqizohet apo të pezullohet. Ka qenë konsistent, mendoj vazhdon të jetë, për shkak se së pari Lirisë së Tregut e më pas edhe për marrëdhëniet në regjion. Ky është qëndrim i njohur”, tha ai.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova dëshiron t’i bashkohet Evropës dhe si qytetarë të lirë të udhëtojnë pa viza, ku ai ka thënë se shpreson që një ditë kjo të ndodhë.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU).

Pas takimit, deputetët kanë përsëritur qëndrimin se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është Evropë dhe do që të jetë pjesë e saj.

"Biseduam për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani, që është në progres, po ashtu e shpreha gatishmërinë time për ta thelluar këtë bashkëpunim. Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të jemi Kosovë, po ashtu jemi Evropë dhe duam të bëhemi pjesë e Evropës dhe të mund të udhëtojmë pa viza", tha ai.

Deputeti Christian Schmidt, tha se Gjemania do të punojë që Kosova të afrohet me familjen evropiane.

Duke ripëseritur qëndrimin e Gjermanisë i cili kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve, Schmidt tha se

problemet nuk mund të zgjidhen duke krijuar probleme të  reja.

 "Nuk është vizita jonë e parë, është ndër vizitat që i kemi bërë Kosovës. Ne e falënderojmë qeverinë e Kosovës dhe qytetarët që ja kanë treguar aq miqësorë me ushtarët tanë. Sigurisht gatishmëria jonë është që Kosova ti afrohet familjes evropiane dhe do të punojmë në këtë drejtim. Nuk mund ti zgjedhim problemet që i kemi duke krijuar probleme të reja”, tha ai.

E deputeti Peter Bauer,  ka siguruar se Gjermania do të vazhdojë të mbesë partner i Kosovës,  edhe pas zgjedhjeve që të mbahen në Parlamentin Evropian.

"Vetëm ta konfirmoj mirënjohjen tonë për mikpritjen tuaj. Ne nuk jemi këtu vetëm në vizitë zyrtare, ne jemi pranë miqve tanë sepse kosovarët janë miqtë tanë. Sigurisht ne kemi biseduar edhe për proceset e ardhshme kemi biseduar për dialogun dhe e mbështesim dialogun. Kemi folur edhe për temën e shkëmbimit të territorit, Temë të cilën ne vërtetë e kundërshtojmë. Tash në prag të zgjedhjeve në parlamentin evropian do të jemi partner sa i përket proceseve të ardhshme të Kosovës", tha ai.

***

Deputetët gjermanë nuk kanë hezituar të tregojnë qëndrimin e tyre rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, menjëherë pas takimit që patën me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Peter Bauer dhe Christian Schmidt me një gojë kanë potencuar se një ide e lëvizjeve të territoreve, do të ishte e papranueshme.

“E kemi prekur edhe temën për shkëmbim territoresh që ne e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka thënë Bayer.

 

Për deputetin tjetër, Schmidt, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi me lëvizje të territoreve nënkupton hapjen e problemeve të reja.

“E ka gabim ai që mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide, kjo do të krijonte shumë probleme tjera që do ta preknin edhe rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Schmidt.

Ndryshe, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndrim të njëjtë lidhur me mundësinë që marrëveshja me Serbinë të arrihet duke prekur kufijtë.

Haradinaj jep detaje për takimin me deputetët gjermanë

Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi i tij me dy deputetët e Bundestagut gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi i tij me dy deputetët e Bundestagut gjerman.

Peter Bauer dhe Christian Schmidt po ashtu e shoqëruan Haradinajn në konferencën për media.

“Kanë shpreh interesim për Kosovën dhe rajonin në vazhdimësi. Kemi biseduar për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Gjermani që mund të bëjmë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, për ta ndihmuar rajonin duke e falënderuar edhe kancelaren Merkel”, deklaroi Haradinaj.

“Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të mbetemi Kosovë, dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës dhe të udhëtojmë lirshëm pa viza”, u shpreh ai.

***

Peter Bauer dhe Christian Schmidt po qëndrojnë në Kosovë, ku tashmë kanë filluar një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Deputetetët e Bundestagut gjerman janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Image

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kurse nuk është bërë e ditur nëse të njëjtit do të takojnë edhe udhëheqësit e tjerë institucional në vend.

***

Sot Ramush Haradinaj pret në takim deputetët e Bundestagut Gjerman. Haradinaj do të takohet me deputetët Peter Bauer dhe Christian Schmidt, ku pas takimit do të ketë prononcim për media.

Takimi mbahet në orën 09.00./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat