E zbulon Milaim Zeka: Flet me emra si krerët e Nismës punësojnë familjarët e tyre, akuzon Krasniqin, Limajn, Sherifin dhe Shalën

Aktuale

E zbulon Milaim Zeka: Flet me emra si krerët e Nismës punësojnë familjarët e tyre, akuzon Krasniqin, Limajn, Sherifin dhe Shalën

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2019 Në ora: 08:49
Milaim Zeka dhe Fatmir Limaj

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, i cili është hyrë në Kuvend me Nismën për Kosovës, e cila më pas ndërroj në Nisma Socialdemokrate, ka folur me emrat se si punësohen familjarët e kësaj partie në institucionet më të lartë të shtetit të Kosovës.

Zeka, thotë se, pas përfundimit të zgjedhjeve u formua një Zyre e punësimit me shef Jakup Krasniqin.

Ai shton se, çdo CV për punësim së pari kalon nëpër këtë Byro Politike pastaj punësohen.

Zeka akuzon Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Endrit Shalën dhe Bilall Sherifin për punësimet e familjarëve të tyre.

Ja postimi i plotë:

Rreth punesimeve te NISMES

Qysh ne fillim, fill pas perfundimit te zgjedhjeve, u formu nje Zyre punesimi, ku shef i kesaje zyre i zgjodhe Jakup Krasniqi. Çdo CV per punesim do te kalonte neper kete zyre te Byros Politike, tamam sikurse ne kohen e shokut Enver.

Kishte edhe raste te perjashtimit te punetoreve teper te sukseshem, siç ishte rasti me Dhuraten, bash vajza e dajes te ish ministrit Bajram Hasani. Babai i Dhurates ishte aktivisti me i njohur i Nismes per Gjilan, ama kjo nuk kishte rendesi. Me rendesi ishte qe Jakupi, Bilalli, Fatmiri dhe Endriti t’i rehatonin njerezit e tyre permes listave te punesimit.

Krejte kjo ishte semundeja nxhitese nga PDK-ja, po doren ne zemer, partia nane e Kadri Veselit puneson aktivist te partise, ndersa keta vetem familjar. Keshtu kane bere edhe ne zyren e Avokatit te Popullit, edhe ne Vala e PTK. Njehere i premtuan Gjevdet Smakiqit per nje post, pastaj e derguan nje aktivist nga Nisma e Skenderajte, njeri i paditur deri te Zoti per ate poste ku e kane derguar.

A mbahet Partia me aktivist te cilet kane vrapu 24 ore, a shperblimin ua bene familjareve te tu? Kjo ndodhe vetem tek ne...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat