Isa Mustafa takohet me deputetët gjerman: Qëndrimi i CDU-së për kufijtë dhe dialogun i njëjtë me LDK-në

Aktuale

Isa Mustafa takohet me deputetët gjerman: Qëndrimi i CDU-së për kufijtë dhe dialogun i njëjtë me LDK-në

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:30
Isa Mustafa dhe CDU

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim me deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman.

Mustafa mbrëmë është takuar me deputetet z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung.

Ai thotë se kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunim regjional dhe për perspektivën evropiane.

Mustafa thotë se qëndrimet e LDK-së dhe deputetëve të CDU-së janë në përputhshmëri të tërësishme.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës:

Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së.

Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat