Thaçi: Pas humbjeve të mëdha, forcat serbe masakruan 80 civil shqiptarë në Lybeniq

Aktuale

Thaçi: Pas humbjeve të mëdha, forcat serbe masakruan 80 civil shqiptarë në Lybeniq

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:00
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se me 1 prill 1999, forcat serbe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lybeniq, pas humbjeve të mëdha që po u shkaktoheshin forcave serbe, andaj ata i hakmorrën mbi popullsinë civile shqiptare.

“Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë”, shkruan Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat