Haradinaj pret në takim deputetët gjerman të CDU

Aktuale

Haradinaj pret në takim deputetët gjerman të CDU

Nga: A.SH Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:28
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), përcjellë "Bota Sot".

Ai në facebook ka shkruar se, me Gjermaninë, si shtet mik i Kosovës, jemi të fokusuar që marrëdhëniet e shkëlqyera t'i avancojmë në dimension të ri të bashkëpunimit, veçmas në aspektin ekonomik.

Ai po ashtu shprehet se është “thellësisht mirënjohës për qëndrimin e zëshëm gjerman për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Me Gjermaninë, si shtet mik i Kosovës, jemi të fokusuar që marrëdhëniet e shkëlqyera t'i avancojmë në dimension të ri të bashkëpunimit, veçmas në aspektin ekonomik. Nder i veçantë të bashkëbisedoj me deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) he Christian Schmidt (CSU), për zhvillimet e fundit politike në vend, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe si qytetarë të lirë, synojmë anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Thellësisht mirënjohës për qëndrimin e zëshëm gjerman për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës” shkruan Haradinaj.

RH

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat