Haradinaj tregon çka i tha Lekajt për deklaratën kundër ambasadorit zviceran

Aktuale

Haradinaj tregon çka i tha Lekajt për deklaratën kundër ambasadorit zviceran

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:44
Ramush Haradinaj

Të pa mençur e ka quajtur deklarimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me prononcimin e ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, gjatë promovimit të një ujësjellësi në Drenas.

“Unë mendoj se deklarata e Lekajt është nxjerr nga konteksti, por nuk është detyrë e ministrit të Infrastrukturës të interpretojë deklaratat e ambasadorëve të huaj në Kosovë por ai duhet të merret me punët që i takojnë. Unë ia kam tërhequr vërejtjen Lekajt për këtë deklaratë”, ka thënë Haradinaj pas largimit të deputetëve gjermanë.

Kryeministri ka folur edhe për punësimet e familjarëve të pushtetarëve në institucionet publike të vendit.

Sipas tij, vetëm 10 për qind e këtyre të punësuarve mund të jenë nga AAK, për ç’gjë edhe është folur publikisht.

“Mendoj se kjo çështje e punësimeve tashmë është konsumuar”, tha kryeministri.

Ai ka theksuar se më e rëndësishmja është që të krijohen vendet e reja të punës në mënyrë që të mos ketë akuza rreth punësimeve familjare.

Haradinaj, po ashtu, nuk ka mundur të tregojë se sa vende të reja të punës janë shtuar gjatë qeverisjes së tij por vetëm ka thënë se “ka pasur punësime të reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat