Apostolova: Kryeministri ta rishqyrtojë taksën

Aktuale

Apostolova: Kryeministri ta rishqyrtojë taksën

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:45
Apostolova dhe Haradinaj

Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që ta rishqyrtojë edhe një herë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, pasi koha ka ardhur të shikohet se çfarë është me rëndësishme për Kosovën.

Apostolova i bërë këto komente në tryezën e organizuar me rastin e tri vjetorit të MSA-së për Kosovën.

"Ne e kuptojmë taksën 100 për qind, mirëpo koha ka ardhur të shikohet se çfarë është me rëndësishme për Kosovën. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit që ta rishqyrtojë edhe një herë taksën, të ketë fotografi më të gjerë, dhe të ketë finalizim sa më të shpejt të dialogut", ka përfunduar Apostolova.

Ajo foli edhe për liberalizimin të vizave, duke porositur që qytetarët e Kosovës mos të zhgënjehen.

"BE është zotuar se lëvizja e lirë do të jetë prioritet i dialogut. Kosova ka bërë progres në luftimin e korrupsionit. Vota e PE-së është dëshmi që keni përparuar. Procesi duhet të zhvillohet, dhe është në dorën e këshillit. Mos u zhgënjeni sepse nuk është duke u zhvilluar në shpejtësi, nuk bëhet automatikisht. E ndjejmë një lloj dhimbje, porosia ime është qe të vazhdoni në këtë rrugë të drejtë, ruani këtë progres, jam e sigurt që do të ketë një fund të lumtur", tha Apostolova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat