Çfarë do të ndodhë me Kosovën nëse Amerika humb durimin?

Aktuale

Çfarë do të ndodhë me Kosovën nëse Amerika humb durimin?

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:50
Ilustrim

Në Kosovë askush nuk është në gjendje që ta mohojë se liria e fituar në vitin 1999 dhe pavarësia e shpallur në vitin 2008 do të mund të bëheshin pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për herë të parë pas 20 vitesh, Kosova është bërë e padëgjueshme ndaj aleatit të saj kreyesor. Mos heqja e taksës ndaj Serbisë, kërkesë këmbëngulëse e SHBA’së, ka bërë që për herë të parë të vihet në dyshim vazhdimi i mbështetjes nga SHBA’ja.

Shumëkush kohëve të fundit, me arsye nga shtruar pyetjen, se nëse Amerika humb durimin, çfarë mund të ndodhë me Kosovën?

Në Kosovë kjo ka ngjallur njëfar droje, sa që ditë më parë u hap tema edhe e largimit të forcave amerikane nga Kosova.

Por, për dallim nga Kosova, në Serbi këtë do të donin. Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm, se kjo nuk do të mund të ndodhë lehtë. Një investim kaq i madh amerikan në rajon, ekskluzivisht në Kosovë, nuk do të hudhej tutje me aq lehtësi.

Pavarësisht se ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnet e ka thënë në disa raste, se durimi i SHBA’së gjithëmon ka kufij, ata që në Serbi marrin vesh nga diplomacia, e thonë qartë se Kosova përbën interes të madh gjeostrategjik për Amerikën dhe nuk ia lejojnë vetës që të heqin dorë lehtë prej saj.

Ish-diplomati serb, Milisav Paic, thotë se Kosova është projekt amerikan, dhe ai nuk ka të bëjë vetëm me shkëputjen e saj prej Serbisë, por ajo është edhe pjesë e strategjisë së tyre gjeopolitike dhe të sigurisë globale.

Në këtë kuptim, sipas tij, Kosova e pavarur ka një rëndësi të madhe gjeostrategjike për SHBA’në.

Ai kujton bazën ushtarake amerikane në Bondstil e cila u siguron atyre komunikimin më të mirë me Ballkanin Perëndimor, por edhe me aleatët e saj në rajon dhe në Turqi.

Ky diplomat serb thotë se më e shumta që SHBA mund të bëjë në këtë rast është ndërprerja e mbështetjes për qeverinë aktuale në Prishtinë, ku ata do të përpiqen që të instalojnë një qeveri të re, e cila do të jetë më lojale ndaj tyre.

Tutje, ai thotë se Prishtina është e vetëdijshme se Kosova është e rëndësishme për Amerikën dhe prandaj nuk i kushtojnë shumë rëndësi asaj se çka po flet kjo administrata amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat