Limaj: Liria e Kosovës, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët

Aktuale

Limaj: Liria e Kosovës, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët

Nga: A.SH Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:33
Fatmir Limaj

Kryetari i partisë Nisma Socialedoemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar sot 20 vjetorin e masakrës së Lubeniqit të Pejës, ku u vranë rreth 80 civilë të pafajshëm, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes facebook ka shkruar se, dy dekada pas kësaj masakre dhe masakrave tjera, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar.

“Liria e Kosovës, e cila është arritur me shumë mund e sakrificë, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët” shkruan Limaj.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë dhe nderojmë rreth 80 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë e pleq, të cilët u vranë mizorisht 20 vjet më parë nga forcat ushtarake e policore në Lubeniq të Pejës.
Dy dekada pas kësaj masakre dhe masakrave tjera, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar.

Liria e Kosovës, e cila është arritur me shumë mund e sakrificë, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët.
U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që ta hetojnë secilën masakër që është kryer në Kosovë.

FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat