Imeraj: Masakra e Lybeniqit, gjenocidi më i madh në historinë e këtij fshati

Aktuale

Imeraj: Masakra e Lybeniqit, gjenocidi më i madh në historinë e këtij fshati

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:40
Imeraj: Masakra e Lybeniqit, gjenocidi më i madh në historinë e këtij fshati

Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj ka kujtuar 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit dhe viktimat e këtij gjenocidi.

Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq.

“Sot, 20 vite pas gjenocidit që është kryer në Lybeniq, kujtoj gjithë ata shpirtra të pafajshëm që u flijuan në mënyrat më mizore. Me ndjenjën e respektit dhe përkujtimit, kujtoj gjithë të rënët në Lybeniq me 25 maj të vitit 1998 dhe me 1 e 7 prill të vitit 1999. Kujtoj Muhamet Ukshinaj i cili ishte vetëm 18 muaj, kur forcat serbe e vranë dhe masakruan bashkë me Nënën e tij Shyhrete Ukshinaj (e cila ishte edhe shtatzënë), po ashtu sot kujtoj edhe Kreshnik e Fatmir Alimehaj, që të dy të mitur, të cilët barbarët serb i ekzekutuan, e ku sot dy dekada pas nuk dihet për fatet e tyre.Lybeniqi sot ka dhembje, po lybeniqasit duhet të ndjehen krenarë sepse familjarët e tyre, kanë hyrë përjetësisht në historinë me të re të popullit shqiptar. Nder e respekt për dëshmorët e martirët e rënë nga Lybeniqi me 1998 e 1999”, ka kujtuar Imeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat