KQZ-ja nga bllokada në bllokadë, tani mbetet pa kryeshef ekzekutiv

Aktuale

KQZ-ja nga bllokada në bllokadë, tani mbetet pa kryeshef ekzekutiv

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Emërimi i tetë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Kosovës, duket të ketë zgjidhur vetëm një pjesë të problemit në këtë institucion.

Nga nesër, KQZ-ja pritet të përballet me një bllokadë tjetër, atë të funksionimit të brendshëm administrativ. Pritet të mbetet pa kryeshef ekzekutiv të Sekretariatit.

Enis Halimit, kryeshefit aktual, më 2 prill i skadon kontrata trevjeçare, ndërsa KQZ-ja ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për shmangur vakumin që do të krijohet në këtë rast.

KQZ-ja ende nuk e ka bërë vlerësimin e kryeshefit aktual, Enis Halimi, si shërbyes civil, mbi rezultatet e të cilit do të procedohej tutje në rizgjedhjen a zgjedhjen e kryeshefit.

“Deri me tani, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve,  as nuk ka marr vendim dhe as nuk ka bërë vlerësim”, kanë bërë të ditur burime brenda KQZ-së.

Media ka kontaktuar edhe me kryeshefin aktual Enis Halimi, i cili ka konfirmuar se KQZ-ja ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për vazhdimin ose jo të mandatit të tij.

Ai po ashtu ka thënë se pret vlerësim nga ana e KQZ-së për punën e tij.

”Deri tani nuk kam ndonjë vendim zyrtarë se a ka marr ndonjë vendim KQZ-ja lidhur me marrëdhënien time të punës, nuk po them as vazhdimin as ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Unë jam shërbyes civil që kam marrëdhënie me Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve me mandat. Për vazhdimin ose jo unë pres një vlerësim të punës time. Ashtu si do ta vendos KQZ unë do të marr vendimin”, ka thënë Halimi.

Ndërkohë lajmi ka provuar të kontaktojë edhe me kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën, por që nuk mundur të marrë ndonjë përgjigje.

Mungesa e kryeshefit në këtë institucion, si zyrtari më i lartë administrativ, pritet të shkaktojë probleme të mëdha në funksionalitetin e KQZ-së, aq më tepër kur situata e trazuar politike mund të prodhojë zgjedhje nga çasti në çast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat