OVL e UÇK’së reagon për vendimin e Gjykatës lidhur me pezullimin e pensioneve

Aktuale

OVL e UÇK’së reagon për vendimin e Gjykatës lidhur me pezullimin e pensioneve

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:24
OVL e UÇK’së reagon për vendimin e Gjykatës lidhur me pezullimin e pensioneve

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim sot për refuzimin e kërkesës për pezullimin e pensioneve të veteranëve të UÇK’së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një komunikate për media kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.

OVL UÇK, kërkon nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast.

Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve të UÇK’së, kërkesë kjo që u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Të akuzuar në këtë aktakuzë  për veteranët e rrejshëm janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ahmet Daku dhe të tjerë. Por, për këta dy të fundit lënda u veçua pasi që nuk ishin të pranishëm në seancë gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat