Presidenti Thaçi dhe ambasadori Lamberto Zannier flasin për të drejtat e komuniteteve

Aktuale

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Lamberto Zannier flasin për të drejtat e komuniteteve

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:57
Foto nga takimi

Sipas njoftimit për media, Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për rritjen e harmonisë mes komuniteteve dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit.

“Me kujdes e përcjelli vazhdimisht gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe jam i kënaqur me përparimin. Kemi ndërtuar kornizë ligjore që përkrah të drejtat e komuniteteve”, u shpreh Thaçi.

Në njoftim thuhet se, Thaçi me ambasadorin Lamberto Zannier ka folur edhe për rëndësinë e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

“Është themeluar Ekipi Përgatitor për themelimin e këtij komisioni, që po përgatit kornizën ligjore dhe teknike. Ekipi Përgatitor është duke zhvilluar fushatën e konsultimeve publike, me mbështetje të misionit të OSBE-së. Unë jam mirënjohës për misionin e OSBE-së që i ka dhënë mbështetje të plotë iniciativës dhe punës së Ekipit Përgatitor”, ka thënë Thaçi.

Në njoftim thuhet se, amasadori Lamberto Zannier ka mirëpritur angazhimet për avancimin e infrastrukturës ligjore për të drejtat e komuniteteve dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar përkrahje për përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat